Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë për të folur për kohën e shkuar kur ishte kryeministër.

Gjatë intervistës për emisionin “Now”, Meta pohon se kur ishte kryeministër në mes të natës i nxirrte socialistët me pizhame për të bërë detyrën që sipas tij e kishin neglizhuar.

“Kur isha unë kryeministër i kam bërë detyrat në mënyrë të shkëlqyer. Në orën 1 të natës i merrja me pizhame socialistët kur nuk bënin detyrat mirë. Jam në një raport të shkëlqyer me të vërtetën, kam punuar me integritet për çdo detyrë që kam pasur.

Cila PD moj? Ajo që qante se i dilnin njerëzit jashtë kontrollit. Mua më dëgjon populli, e ka kuptuar lojën populli, demokracia është e shenjtë. Gjithë jetën do të luftoj për demokraci”, tha Meta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re