Presidenti Ilir Meta pak orë pasi ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin për Noterinë, ka dekretuar kthimin në Kuvend edhe të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

 

Në argumentimin e këtij vendimi, “Për kadastrën”, Meta e ka kthyer ligjin me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”.

 

“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”.

 

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re