Presidenti Meta ishte këtë te premte ne Bashkinë e Pustecit, ku shprehu mbështetje për komunitetin maqedonas qe jeton ne këtë zone. Madje kreu i shtetit nuk nguroi te kërcente edhe vallet tradicionale.
 
Presidenti ne fjalën e tij, tha se Shqipëria duhet te krenohet me vlerat e minoritetit maqedonas.
 
“Në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut ramë dakord, bashkë me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit të vlerësojmë disa nga ngjarjet dhe personalitet më të rëndësishme historike të kësaj zone, sikundër është edhe shkrimtari i njohur, Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas”.
 
Më pas Presidenti Meta dhe autoritetet vendore vizituan Kishën e Kryengjëllit Mihail në Pustec, nga ku kryetari i shtetit uroi minoritetin maqedonas për festën e Shën Naumit dhe të Krishtlindjeve, që ky komunitet i feston me kalendarin e vjetër ortodoks.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re