Presidenti Meta i ka kushtuar një mesazh në FB Ditës Botërore të Skllavërisë. Edhe pse nuk përbën një sfidë shqiptare – ai vetë nuk ka mundur ta shoqërojë me ndonjë rast shqiptar fenomenin në fjalë – Meta është treguar udhëheqës global kur ka shkruar:

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re