Presidenti Meta përshëndet emërimin e të dërguarit të ri të Britanisë për Ballkanin: Duhet të forcojmë faqen

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i shtetit theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.

“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”, shkruan Meta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re