Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se sot në orën 20:00 në “Fax News”, në intervistë ekskluzive për emisionin “Pushteti” që modelohet nga Juela Meçani do të flasë për herë të parë për të “vërtetën” e takimit me Sali Berishën.

Ilir Meta u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ta ndjekin “live” pasi do të bëjë transparencë të plotë për takimin me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Reagimi nga Ilir Meta:
“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavarurit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë në ora 20:00 në Fax News, në intervistë për emisionin “Pushteti” të gazetares, Juela Meçani”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se është takuar personalisht me Ilir Metën para se të hynte në koalicion për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ditën e sotme prej orës 10:00 të mëngjesit po zhvillohet seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës nga pozicioni i Presidencës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re