Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish të dërguarin special të ish-Presidentit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi dhe ish-ambasadorin amerikan në Prishtinë, Richard Grenell, i cili ndodhet këto ditë në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit tha se mbështet “përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri”.

Meta tha se i ka dhuruar Grenell edhe librin “Albania from the Air” dhe uron që “herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”.

Postimi i plotë

Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell.

Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re