Mëngjesin e5 janarit përpara nisjes për në Korçë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka patur një takim të veçantë në presidencë me një ndër boksierët më të mirë shqiptar të viteve të fundit. Bëhet fjalë për Nuri Seferin i lindur në Gostivar dhe me një karrierë të ndërtuar në Evropë kryesisht mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Edhe pse deri më tani ai është injoruar për dhënien e një pashaporte shqiptare ai sërish ka qënë ndër të paktët që gjithnjë ka mbajtur lart flamurin tonë kombëtar dhe një ndër ata boksier që u është bashkuar shpesh kauzave kombëtare.

Nuri Seferi ka një karrierë të pasur me 46 ndër të cilat ka 38 fitore nga këto 22 me KO dhe është gjithashtu ish kampion Evrope në peshën e tij.

Takimi mes tyre ëhtë pasqyruar nga të dy në rrjetet sociale dhe nga shumë shihet, si një hap i parë drejt marrje së pashaportës nga kampioni Seferi që ndryshe thirret edhe “Tajsoni Shqiptar”.

Nuri Seferi në instagram:

Në një takim vëllazëror me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Ilir Meta në facebook:

Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.
Uroj që në këtë vit të shpallur të “Skënderbeut”, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë Kombëtar sa më lart. 🇦🇱

TV Berati

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re