Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Vjosa Osmanin për postin si Presidente e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i bindur se Osmani do t’i shërbejë me përkushtim e përgjegjshmëri Kosovës.
Postimi:
Urimet më të sinqerta Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.
Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës. 🇦🇱❤️🇽🇰
(R.G/Faxweb.al)
Loading …
/faxweb