Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në Berat me rastin e festave të fundvitit, dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga fëmijët e qytetit, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj dhe deputeti i LSI për këtë qark Nasip Naço.
Ilir Meta do të vizitojë edhe panairin e agrobiznesit dhe artizanatit që është duke u urganizuar në këtë qytet. Në fjalën e tij në aktivitetin e fëmijëve Meta i konsideroi fëmijët e këtij qyteti si më të privilegjuarit pasi kanë lindur dhe jetojnë në një qytet me vlera si Berati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re