Presidenti Meta i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Major Martin Nikës pak ditë më parë.
 
Duke vizituar familjen Nika në Tiranë, Presidenti Meta u shprehu vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen më të thellë familjarëve dhe kolegëve për kontributet e shquara që Major Martin Nika ka dhënë për 30 vite në Gardën e Republikës në mbrojtjen e institucioneve.
 
“Martin Nika do të mbetet një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, integritetit dhe modestisë për të gjithë”, – u shpreh Presidenti Meta.
 
Shefi I shërbimit në Gardën e Republikës, Martin Nika u nda nga jeta pak ditë më parë teksa u godit për vdekje nga një automjet në mesnatë para kryeministrisë pak pasi kishte kontrolluar shërbimin e gardës në këtë institucion.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re