Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar paraardhësin e tij Bujar Nishani.

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin:

 

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”

 

Ish-presidenti Nishani ndërroi jetë pas komplikacioneve shëndetësore për shkak të COVID-19 në një spital në Berlin. Trupi i tij mbërriti sot në atdhe dhe do të përcillet nesër në banesën e fundit. Gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të ketë homazhe në nderim të tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko