Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se Presidenti Meta është në gjendje të vështirë dhe se ai ihst i gatshëm që ta ndishmonte.

Ndërkohë Meta reagoi, duke u shprehur se gëzon shëndet të plotë dhe se e fton Ramën në të ngjiten në majën e Korabit.

“Unë e falenderoj për solidaritetin e tij. Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj tek doktori, askush nuk mund të më japë ndonjë ndihmë më të madhe se ai.

Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim.

Vetëm këtë fundjavë para mundësi të realizoja mbi 50 km zbathur në rërë të thatë dhe jam gati tani për majën më të lartë që ka Shqipëria, se nuk dua të largohem  nga vendi as gjatë muajit gusht, për ti shërbyer gjithmonë dialogut nëse ka reflektim nga palët. 

Në majën e Korbait do të festoj 1 vjetorin e ngjitjes së Jezercës 1 vit më parë. Në rast se e ka me dëshirë të na bashkangjitet është gjë e mrekullueshme. E di që ka pak vështirësi në malet e Tropojës por në malet e Dibrës si më të lehtë e ka. Edhe atje mund të kalojmë vërtet mrekullisht.”, tha Meta. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re