Presidenti palestinez Mahmoud Abbas vizitoi ministrin izraelit të Mbrojtjes Benny Gantz të martën mbrëma në shtëpinë e tij në qytetin Rosh Ha’ayin, tha Ministria izraelite e Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet se bisedimet u fokusuan në një sërë temash, duke përfshirë çështjet e sigurisë dhe civile, dhe se takimi zgjati dy orë e gjysmë.

Gantz i tha Abbasit se kishte ndërmend të “vazhdonte të nxiste veprimet e ndërtimit të besimit në fushat ekonomike dhe civile”, siç u ra dakord gjatë takimit të tyre të fundit.

Ministri palestinez i Çështjeve Civile, Hussein al-Sheikh konfirmoi në Twitter se ishte mbajtur një takim mes presidentit palestinez dhe ministrit izraelit.

Ai vuri në dukje se të dy zyrtarët diskutuan çështje të sigurisë, ekonomike dhe humanitare.

Ai gjithashtu deklaroi se u fol për tensione në Bregun Perëndimor si pasojë e veprimeve të emigrantëve hebrenj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re