Skip to content

Presidenti Petro Poroshenko pushime luksoze, zemërohen ukrainasit

46 main


46 main

Pushimet luksoze të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, nxitën sot zemërim në mesin e ukrainasve, ndërsa vendi po përballet me një nivel të lartë korrupsioni në radhët e elitës drejtuese.

Pak pas festimit të Vitit të Ri në Ukrainë, Poroshenko së bashku me dhjetë bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë u nisën për shtatë ditë pushime në një ishull privat në arkipelagun e Maldiveve, raportoi televizioni ukrainas, Skhemi, më 18 janar.

Dy javë pas këtyre publikimeve, i njëjti program njoftoi sot se prokurori i përgjithshëm Iouri Loutsenko kishte kaluar gjithashtu pushimet së bashku me familjen e tij në ishujt Seishell, që i kishin kushtuar 52000 euro.

Dy raportimet e Skhemi shkaktuan një valë  zemërimi në këtë shtet, i cili po përballet me ekzistencën e korrupsionit, kryesisht brenda elitës drejtuese. /kp/.