PORTUGALI– Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave me veprimet e tij gjatë kohës që ka zhvilluar takim me kryeministrin e Indisë Narendra Modi.
Në momentin që Sousa ka shtrënguar duart me kryeministrin indian, bëri që veprimi i tij të shihej nga mijëra njerëz nëpër botë dhe të komentohej për gjestin qesharak.
Oops, he did it again! Watch #Portugal’s president #Sousa performing his power greeting – this time with #Indian PM #Modi
MORE: https://t.co/Vj8HdPfxEB pic.twitter.com/HzrOzklHHm
— RT (@RT_com) February 16, 2020
https://platform.twitter.com/widgets.js
Ai shihet në video që i jep dorën fuqishëm për më shumë se një minutë, duke ia shkundur fort e nuk ia lëshonte.
Ndërkohë që De Sousa nuk ndalon së shkunduri dorën, lart e poshtë, Modi duron deri në fund.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sfrbogBg9dA]
Ky nuk është rasti i parë që kryeministri portugez bën xhiron e rrjetit për veprime të tilla të çuditshme, pasi edhe në vitin 2018 kur u prit në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë i tërhoqi fort dorën presidentit Trump sapo doli nga makina, sa desh e rrëzoi para derës ku ai po e priste.
Burimi: RT
A.C/Dosja.al
