Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot nënjë takim Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës,  Albulena Haxhiu.

Presidenti Begaj përshëndeti nismat dhe reformat e reja të ndërmarra nga qeveria e Kosovës, veçanërisht në fushën e drejtësisë si dhe përkushtimin për përputhshmërinë me politikat Euroatlantike.

“Është një proces i gjatë dhe aspak i lehtë, – u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se kryerja e reformave në interes të qytetarëve përmbush ëndrrën tonë si komb, atë tëintegrimit në Bashkimin Evropian”.

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes institucioneve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Presidenti Begaj shprehu rëndësinë e avancimit të këtij bashkëpunimi në projektet strategjike të Portit të Durrësit, Portit të Thatë të Prishtinës dhe lidhjen e tyre me hekurudhën Durrës- Prishtinë që do të na ndërlidhin më shumë.

Kreu i Shtetit nënvizoi se bashkëpunimi mes shqiptarëve ka një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën Euroatlantike të dy vendeve dhe gjithë rajonit si qëllim strategjik.

Presidenti i Shqipërisë rikonfirmoi angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, teksa shtoi se është i rëndësishëm hartimi i strategjive të përbashkëta për të prezantuar reformat e ndërmarra dhe progresin e synuar.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aty për Kosovën”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, pavarësisht çdotentative dashakeqe që është e destinuar të dështojë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re