Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për rizgjedhjen e tij.
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes ka bërë të ditur se dy presidentët në një bisedë telefonike u zotuan për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit turko-rus.

“Të dy liderët ranë dakord që në periudhën e ardhshme të zhvillojnë më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe çështjet rajonale”, thuhet në njoftim.

Erdoğan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 52,18 për qind të votave.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re