Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka vizituar Ishmin dhe ka realizuar një takim me banorët. Ai ka vijuar me fushatën per LSI duke bere si i shqetësuar për banorët e kësaj zone.

Meta është shprehur se ka qenë pranë banorëve duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ka thënë se zëri i banorëve duhet të dëgjohet.

Madje ka mbajtur dhe shenime per shqetesimet e tyre, pavaresish se si President i nje republike parlamentare siç eshte Shqiperia, kreu i shtetit ka ne dore çelesat e “kashtes”!

Zëri i banorëve duhet të Ishmit duhet të dëgjohet. Vlerat e rralla historike, arkeologjike dhe kulturore të Ishmit burojnë nga lashtësia, ndaj ne ndihemi krenarë për gjithçka që kjo trevë përfaqëson për qytetërimit tonë.

Ishmin e ka bekuar Zoti me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, por meriton më shumë vëmendje e mbështetje me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndalimin e shpopullimit nga të rinjtë.

Për të ndarë ide të çmuara me qëllim dhënien e shkëlqimit të merituar të kësaj treve, prita sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi të nderuar të Shoqatës “Ishmi”.

I falënderova për kontributin e vyer të dhënë në veçanti në ndihmë të qytetarëve në nevojë të prekur nga pandemia dhe tërmeti, si dhe për përpjekjet e palodhura për mbrojtjen e vlerave dhe traditave të Ishmit.

I dëgjova me shumë kujdes dhe i mbajta shënim të gjitha propozimet e tyre për zhvillimin e zonës, nga mbrojtja e pronave, pasurive natyrore dhe mjedisit, tek ideja interesante për çeljen e kurseve profesionale periodike në fushën e turizëm-hotelerisë, si një mundësi për të ndaluar largimin e të rinjve dhe deri tek propozimi për krijimin e tregjeve me produktet e shëndetshme bio të zonës.

Zëri i banorëve të Ishmit, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet të dëgjohet nga të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet shpresa, të ndalet shpopullimi dhe të garantohet zhvillimi që meriton Atdheu ynë i përbashkët“, shprehet Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re