Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se nëse lufta Rusi-Ukrainë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin edhe në Ballkanin Perëndimor.

Pahor u prit nga homologu turk Recep Tayyip Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara me një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Türkiye-s në BE, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin drejt jugut, në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor në konferencën e përbashkët për media pas takimit.

“Dhe unë dua t’u them të gjithë shteteve dhe të gjithë liderëve se ky rajon e meriton paqen, sigurinë dhe mirëqenien”, shtoi presidenti slloven.

Ndër të tjera, Pahor lavdëroi marrëdhëniet e vendit të tij me Türkiye-n, duke thënë se në marrëdhëniet bilaterale, dy vendet nuk kanë asnjë çështje që nuk mund ta zgjidhin.

“Ne kemi një marrëdhënie që mund të jetë shembull, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe në fushat e tjera”, deklaroi Pahor.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re