Duket se tashmë i ka kthyer në një traditë takimet e tij me njerëzit e sportit Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në ‘’Vitin e Skënderbeut’’ ai po sheh takimet dhe titujt me njerëzit e sportit dhe artit, si ambasadorët e Shqipërisë sot.
Takimi i radhës ka qënë me fituesit e anketës ‘’10 sportistët e vitit” nga viti 1957. Shumë legjenda të sportit shqiptar që na kanë bërë krenar ndër vite ishin aty. Përfaqësues nga sporte të ndryshme, si: futboll, basketboll, volejboll, qitje etj., ishin pjesë e këtij takim. Por ndërkohë aty mungonin edhe emra të tjerë po kaq të rëndësishëm që nuk janë më mes nesh.
/Berati.TV

Lexoni dhe statusin e plotë të Presidenti i Republikës shkëputur nga fjala e tij në këtë takim:
Të dashur miq, ishte privilegj të takoja sot krenarinë ndër vite të sportit shqiptar, fituesit e anketave sportive që prej vitit 1957.
Duke përkujtuar me mirënjohje edhe kampionët e mëdhenj që nuk janë më midis nesh, uroj që brezat e rinj të sportistëve, në shembullin e tyre, të na dhurojnë sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.🥇🇦🇱



