Presidentit i Kosovës Hashim Thaçi pasditen e kësaj të mërkure ka vizituar Thumanën, ku ka përjetuar edhe ethet e lëkundjeve të fundit të tërmetit me magnitudë 5.6 ballë.

 

Në momentin kur Thaçi po prononcohej për gazetarët u regjistruan lëkundjet e forta.

 

Nga video duken momentet e parë që ai është në panik, bashkë me gazetarët dhe banorët  përreth që bërtisnin, ndërsa zëvendësministri Braçe që tentonte të qetësonte njerëzit.

 

Ndërkohë në fjalën e tij Thaçi ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në këto momente të rënda.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re