Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një rikandidim të mundshëm për një mandat të dytë në vitin 2020, njoftoi sot emërimin e drejtorit të fushatës në ‘’komitetin e tij të rizgjedhjes’’.

Ishte pikërisht Brad Parscale që iu ngarkua strategjia digjitale gjatë zgjedhjeve të 2016, i cili do të mbajë këtë post, sipas një deklarate të stafit të presidentit Trump.

Brad Parscale ka luajtur një rol të rëndësishëm për të sjellë një qasje strikte të teknologjisë dhe menaxhimit të të dhënave gjatë fushatës së 2016.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane do të mbahen pas gati 1.000 ditësh, më 3 nëntor 2020.

Trump, 71-vjeç, në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur dëshirën për fitoren e një mandati të dytë. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re