Presidenti tunizian Kais Saied tha se është kundër normalizimit të disa vendeve arabe me Izraelin.

Duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve të Katarit (QNA), Saied tha se ekziston një dëshirë reciproke realiste për të zhvilluar bashkëpunimin mes Tunizisë dhe Katarit.

Ai tha se është një vendim për të mbajtur takime të përbashkëta të komisionit vitin e ardhshëm, duke shtuar se do të bëhen aktivitete në drejtim të funksionalizimit të marrëveshjeve të nënshkruara në shumë fusha.

Në lidhje me normalizimin me Izraelin, Saied tha:

“Unë jam kundër shprehjes normalizim, sepse nuk kishte fjalë të tillë më parë. Kjo doli pas Marrëveshjes së Camp David-it. Ne nuk ndërhyjmë në preferencat e shteteve, ata mund të bëjnë çfarëdo zgjedhje që duan, janë të lirë. Por për mendimin tim, kauza palestineze është çështje qendrore. Madje edhe nëse shumë përpiqen për ta larguar nga fusha e interesit e qytetarit arab, kauza palestineze do të vazhdojë të mbetet çështja qendrore e umetit islam dhe popullit arab”.

Saied deklaroi se çështjet ndërkombëtare dhe rajonale janë diskutuar gjithashtu në takimet e tij në Doha dhe se të dy vendet kanë një qasje të përbashkët ndaj terrorizmit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re