Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Istanbul emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, për të diskutuar lidhjet dypalëshe dhe për të marrë pjesë në një takim strategjik.

Pas bisedimeve kokë më kokë, Erdoğan dhe Al-Thani do të bashkë-kryesojnë takimin e tetë të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar, ku pritet të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe.

Në agjendën e takimit janë edhe hapat e mundshme drejt thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit dypalësh.

Erdoğan dhe Al-Thani po ashtu pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje për të përmirësuar lidhjet Turqi-Katar.

Komiteti i Lartë Strategjik u krijua në vitin 2014 si një mekanizëm dypalësh për të formuar bazën institucionale të dialogut dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë midis dy vendeve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re