Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, kanë diskutuar mbi sulmet 40-ditore të Izraelit ndaj Palestinës dhe Rripit të Gazës që nga 7 tetori.

Në një bisedë telefonike, njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, Erdoğan dhe Sanchez gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi hapat për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës humanitare të pandërprerë për Gazën, si dhe përpjekjet për një armëpushim të përhershëm.

Erdoğan e vlerësoi “të vlefshëm” qëndrimin e qeverisë spanjolle kundër “sulmeve të paligjshme” të Izraelit ndaj palestinezëve dhe deklaratat e saj në favor të njohjes së Palestinës.

Presidenti turk i tha kryeministrit spanjoll se Türkiye është e gatshme të marrë të gjitha llojet e përgjegjësive, përfshirë si garantuese, për të siguruar paqen e përhershme në rajon dhe për të punuar së bashku me Spanjën për paqen rajonale.

Erdoğan dhe zyrtarë të tjerë turq kanë kritikuar heshtjen e përgjithshme të vendeve perëndimore për sulmet e pamëshirshme izraelite në Gaza, por kanë lavdëruar Spanjën për kritikën ndaj ofensivës izraelite, e cika ka vrarë të paktën 14.854 palestinezë, përfshirë 6.150 fëmijë dhe mbi 4 mijë gra.

Numri zyrtar i vdekjeve izraelite nga konflikti i fundit në Gaza është rreth 1.200.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re