Skip to content

Presidenti u shërua më në fund pas tre testimeve të koronavirusit, ndodh e papritura me gruan e tij

Zonja e Parë e Brazilit ka rezultuar pozitive me koronavirus vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj Jair Bolsonaro doli negative. Michelle Bolsonaro, 38 vjece duhet të kalojë dy javë në izolim për të shmangur përhapjen e sëmundjes, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndonëse është në gjendje të mirë shëndetësore, Zonja e Parë është e detyruar që të ndjekë rregullat e karantinimit.

Më 7 Korrik, Presidenti Jair Bolsonaro i tha gazetarëve se tamponi i koronavirusit i kishte dalë pozitiv. 65-vjecari kaloi më shumë se dy javë në karantinë dhe në 21 Korrik bëri sërish tamponin, i cili i doli pozitiv për herë të tretë.

Por të shtunën, konfirmoi se e kishte mposhtur sëmundjen. Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes deklaroi në Twitter se ka rezultuar pozitiv pasi përjetoi shenja njësoj si të gripit dhe dhimbje koke. 57-vjecari ndodhet tani në izolim.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb