Skip to content

Presidenti ukrainas kërkon sanksione më të ashpra kundër Rusisë

thumbs b c a6340b2d1e82c5cbb684e4a4fbfdb489

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë më të ashpra.

“Nëse sanksionet mbeten të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se mund të bëjë më shumë sesa po bën tani, ndërsa mijëra ukrainas po e paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit, ai kujtoi se qyteti i Irpinit u çlirua dhe falënderoi ata që morën pjesë në çlirimin e qytetit.

Duke thënë se ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga rajoni i Kievit, Zelensky tha: “Zonat e çliruara nuk janë ende të sigurta. Përleshjet vazhdojnë. Ushtria ruse ende mban pjesën veriore të provincës dhe ka resurse dhe njerëz për këtë. Ata gjithashtu janë duke u përpjekur për të rivendosur kapacitetin luftarak të njësive të humbura”.

Ai theksoi se nuk do të pranonte sanksione pasive kundër Rusisë.

“Pakoja e sanksioneve parandaluese nuk është zbatuar dhe filloi lufta në shkallë të gjerë. Për ne është e rëndësishme që sanksionet të jenë efektive dhe mjaft serioze. Nëse sanksionet janë të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se ata mund të bëjnë më shumë se tani, ndërsa mijëra ukrainas të paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.
Burimi: AA