President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar homologut francez, Emmanuel Macron, të shtojë përpjekjet ndaj Prishtinës, që sipas tij, të vijë në vete dhe të ndalojë të gjitha veprimet që çojnë në përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve.

 

Veprimet e Kosovës sipas tij, po e bëjnë gjithnjë më të rrezikshme dhe më të pamundur mundësinë e rikthimit në diskutimet e civilizuara për zgjidhjen e çështjeve.

 

Përmes një telefonate, Vuçiç i ka shprehur gjithashtu presidentit francez gatishmërinë e Serbisë, për t’u rikthyer në tryezën e dialogut edhe pse sipas tij, komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në evropë i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re