Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se BE do të ndihmojë Shqipërinë me 80 mln euro si mbështetje për krizën energjetike dhe 500 mln euro për të Ballkanin për modernizimin e sistemit energjetik.

 

 

“Këto janë arritje në një kohë sfidash, këtu kam parasysh luftën në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe ccdo Kartë të OKB-së. Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus por natyrisht që energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga çmimet stratosferike në Shqipëri. Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”, tha Von der Leyen.

 

 

Von der Leyen përmendi projekte si modernizimi i Vaut të Dejës, hidrocentralit të Fierzës dhe rinovimin e eficienës së energjisë së godinave të Qytet Studentit.

 

 

“Jeni në rrugën e duhur. Do jetë një takim tejet i rëndësishmë më 6 dhjetor dhe me shumë dëshirë po e pres këtë takim”, tha ajo.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë