Skip to content

Presidentja e KE: Një shqiptari do i thoja se keni shumë miq në BE! Rama: Presion i butë? Meqë morët shembull dasmën dhe krushqit po ju them se…

Gjatë konferencës së përbashkët që mbajtën pas inagurimit të shkollës në Krujë, ndaj presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe ndaj kryeministrit Edi Rama u bë pyetja në lidhje me vonesat që BE kishte në dhënien e një përgjigjie pozitive sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ndaj Von Der Leyen u shtrua pyetja se çfarë do t’i thonte një shqiptari që tashmë kishte humbur besimin ndaj BE, ndërsa ndaj Ramës u bë pyetja sesi mund të ushtrohej një presion i butë ndaj unionit në mënyrë që të përshpejtonte procesin e anëtarësimit.

Çfarë do ti thoni një shqiptari të cilit mendon se i është mbyllur dera e BE?

Ursula Von Der Leyen

Përgjigjia ime është që dera është e hapur dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Ju keni ecur shumë dhe keni bërë ndryshime, për këtë ju përgëzoj. Vetë procesi ka sjellë të mira për Shqipërinë. Ne duam të jeni krah nesh. Do i thojë një shqiptari që ju keni shumë miq në BE përfshirë edhe mua.

A mund të bëhet një lloj presioni i butë ndaj BE?

Kryeministri Edi Rama

Meqë morët si shembull dasmën dhe krushqit, kur e do dikë e do, nuk ke cfarë bën, nuk mund të bësh presion që hajde më merr tani ose do iki me tjetrën Se nuk kemi ku shkojmë, ne jemi në dashuri me BE. Sa ta kalojmë këtë fazë do na përqafojnë dhe do jemi të lumtur në të ardhmen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb