Skip to content

Presidentja e Komisionit Europian pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Tirana zyrtare pret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).

Kjo është një ngjarje me rëndësi kryesore pasi bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

S