Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë politik Evropian që mbahet në vendin tonë.
Ursula von der Leyen tha për gazetarët se liderët evropianë do të rrisin trysninë nda Rusisë deri sa presidenti Putin të pranojë paqen dhe të ndalojë luftën në Ukrainë.
Ursula von der Leyen: Putin bëri thirrje për armëpushim më 9 Maj dhe asnjëherë nuk e ndoqi, ndërkohë që Ukrainë kërkoi armëpushim, por Putinini e refuzoi.
Putini ofroi së fundmi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turqi, Zelensky ishte gati të takohej por Putini nuk u duk, prandaj ne do të rrisnim trysninë do të punojmë për një paketë sanksionesh, që aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do kemi sanksione të tjera në sektorin financiar rus sepse ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni deri sa Putini të bëjë këtë gjë.