Presidentja estoneze Kersti Kagulaid, tha të martën se sulmi rus mbi anijet e flotës ukrainase ishte “një luftë në Evropë”.

“Këto gjëra nuk duhet të trajtohen si ‘sjellje normale’,” tha ajo, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që “në mënyrë të qartë dhe kolektive të dënojë sjelljen ruse dhe të kërkojë një fund të agresionit”.

Sipas saj, kalimi në heshtje i asaj çfarë ndodh në terren, do të thotë njohje de facto e pushtimit të gadishullit të Krimesë.

Pas aneksimit të këtij gadishulli të Ukrainës nga Rusia katër vite më parë, Estonia, ashtu si fqinjët e tjera baltikë, Letonia dhe Lituania, nkanë shprehur frikën se dhe ish-republikat e tjera sovjetike mund të kënë në të ardhmen të njëjtin fat.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. kundërshtoi ndërmjetësimin e huaj në mosmarrëveshjen e fundit  ruse me Ukrainën mbi anijet e kapura të Marinës së Ukrainës pranë Krimesë.

“Unë nuk shoh ndonjë nevojë për çdo lloj ndërhyrjeje të huaj”, u tha ai gazetarëve në Paris, disa orë pasi ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas sugjeroi se Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina mund të punojnë së bashku për të lehtësuar tensionet.

Lavrov tha se për të siguruar që incidentet të mos përsëriten, sponsorët perëndimore të Ukrainës duhet të dërgojë një sinjal të fortë në Kiev për të ndaluar provokimet”.

Ai përsëriti pikëpamjen e Rusisë se Ukraina “provokoi qëllimisht” autoritetet ruse duke hyrë me forcat detare në ujërat pranë Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Ndërsa pala ukrainase pretendon se Rusia nuk ka të drejtë të ndalojë anijet.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re