Mu në kohën që ka qenë në qendër të vëmendjes botërore, për shkak të performancës së shpenguar në festimet për suksesin kroat në Botëror, presudentja e këtij vendi, Kolinda Grabar-Kitaroviç, erdhi për një vizitë dy ditore në Shqipëri.

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”, deklaroi Kitaroviç në një konferenvë për shtyp me presidentin Meta, duke lënë të nënkuptuar se kjo ka ndodhur gjatë konfliktit me serbët në fillim të viteve ’90-të, gjatë shkëputjes nga Jugosllavia.

Kitaroviç pritet të shpallet “Qytetare Nderi” e Beratit, ndërkohë që do e vizitojë këtë qytet së bashku me Krujën, ku të lançojë projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit në këto dy qytete.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re