Shkëmbimi i territorit midis Serbisë dhe Kosovës do të hapte “Kutinë e Pandorës” në Evropën juglindore, tha presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, e ndodhur dhe ajo në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo u takua me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres, me të cilin diskutoi mbi situatën në rajon, duke veçuar sidomos atë çfarë po ndodh mes Beogradit e Prishtinës, si dhe bashkësisë ndërkombëtare në mes tyre.

“Unë përmenda këmbimin e territoreve dhe thashë se do të ishte një ide shumë e keqe që të hapësh një ‘Kuti të Pandorës’, pasi kjo do të çonte për kërkesa të ngjashme për ndryshime territoresh në tërë ish-Jugosllavinë”, tha Grabar-Kitaroviç.

Franca dhe Gjermania janë ashpër kundër kësaj ideje, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi Austria kanë theksuar se ata mund të pranojnë një zgjidhje të tillë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re