Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, por ka deklaruar se nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

“Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha presidentja për median holandeze.

 

Ky takim përkon me seancën e planifikuar të Këshillit Evropian në datat 23 dhe 24 qershor, pasi anëtarët e Komisionit Evropian ranë dakord të propozojnë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE. Po ashtu, është ngritur edhe çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës, pasi prej 4 vitesh është konfirmuar për të dytën herë se ka plotësuar të gjitha kriteret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re