Presidentja Vjosa Osmani priti këtë të shtunë kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ata i vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy shteteve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e tyre.

 

Presidentja Osmani përshëndeti marrëveshjen për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, që u nënshkrua të premten nga dy kryeministrat.

 

Gjatë bisedës është folur edhe për zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për dialogun me Serbinë.

 

Palët konfirmuan se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë, janë urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re