Kryeministri Edi Rama i rikthehet kërkimeve për naftë dhe gaz që po kryhen në malin e Shpiragut në Berat “Shell”.

 

Në takimin me dhomat e biznesit, ai tha se vitin e ardhshëm kompania ndërkombëtare e naftës dhe gazit do të dalë me një rezultat përfundimtar mbi sasinë, cilësinë dhe mundësinë për të hedhur në treg naftën dhe gazin nga nëntoka e Beratit.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Dëshiroj të them që është shumë e nevojshme sipas meje që ndërveprimi ynë me biznesin që përgjithësisht analizohet nëpërmjet dhomave të tregtisë të jetë dinamik në vazhdimësi dhe për këtë arsye pas një takimit të parë që kemi bërë me disa prej dhomave, ne duam që të diskutojmë me ju dhe të ndërtojmë një format të një dialogu sistematik, por edhe ne funksion të transparencës me gjithë komunitetin e biznesit, me publikun, me partnerët ndërkombëtarë, dhe me ato organizata që merren me anketime dhe me raporte të rezultateve reale në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit, që klima e biznesit ka problematika te veta kjo as nuk diskutohet por mjafton t’i hedhësh një sy gjithë hapave që janë bërë për të përshpejtuar procese, për të lehtësuar procese, për të transformuar procese, nga procesi deri dje të lodhshme, zvarritëse më radha, me pritje me sportele me histori, në procese që sot janë elektronike, janë pa kontakt fizik, është e pamundur që kjo të mos reflektohet.

 

Që kjo të mos reflektohet në raportet që bëjnë vetë dhomat e tregtisë, është e pamundur që ne të vazhdojmë të jemi pre’ e anketave joprofesionale, që ta themi troç, jo profesionale që faktikisht cenojnë punën tonë të përbashkët, cenojnë imazhin e këtij vendi dhe cenojnë vetë klimën e biznesit vetvetiu, është e pamundur kjo.  

 

Pas kësaj tha Edi Rama do të vendoset nëse do të shkohet drejt ndërtimit të rafinerisë.

 

Me vëmendjen te energjia, kryeministri shprehu angazhimin e Shqipërisë së 2030-ës. Një vend i pavarur nga krizat botërore të energjisë elektrike.

 

Në takimin me dhomat e biznesit, ata i kritikoi për raporte jo profesionale dhe arbitrare të klimës së biznesit në vend. Sipas kryeministrit ato nuk pasqyrojnë zhvillimet e mira ne vend dhe u kërkoi bashkëpunimin në funksion të transparencës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk mund të jemi pre e opinioneve të mbledhura rrugëve, nuk mund të jemi pre e opinioneve të marra dhe të përpunuara krejtësisht kaotike dhe nuk mund të jemi pre e kanaleve që përçojnë në mënyrë të vazhdueshme e opinioneve që nuk përputhen me realitetin.

 

Nuk ka asgjë për të ngjyrosur me rozë në realitet, por ama që sot janë dita me natën shumë nga ndërveprimet me biznesit dhe institucioneve që sot, është dita me natën jeta e një importuesi, jeta e një eksportuesi, jeta e një sipërmarrësi që i ka shumë më të pakta hallet që kishte dje.Për shkak të këtyre ndërveprimeve është e pakuptueshme dhe është e pajustifikueshme që kjo të mos pasqyrohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re