Pas shqetësimit të ngritur se votuesit po përballen me presionin për të votuar PS-në në zgjedhjet e Prillit, Mesila Doda tha në Fax news, se po mblidhen prova në mënyrë që dosja ti dërgohet SPAK-ut. Përfaqësuesja e PDIU-së tha se në administratë janë duke u hapur vende pune me kontrata 3 mujore, gjë e cila është në shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit.

“Iu kërkoj të gjithë qytetarëve që të tregojnë me emra të gjithë personat që kërcëojnë mbështetësit e opozitës. I kemi grumbulluar të gjitha ankesat, dhe do të dërgojmë në SPAK të gjithë personat që do të intimidojnë votuesit.

Që mbrëmë që flasim kam pasur disa sinjalizime, një është drejtoreshë shkolle që u ka kërkuar ID-në prindërve dhe nxënësve, dhe një rast tjetër është në Drejtorinë Arsimore, që u ka kërkuar drejtorëve të shkollave që në zgjedhje të mbështesin Partinë Socialiste.

Nuk do të tolerohet askush, do të jenë të gjithë me emra dhe mbiemra përpara publikut, do kërkojmë përpara SPAK që të hetohen. Ka kontrata që po hapen, për punë 3 mujore, është një ushtri me njerëz, në të gjitha shërbimet, duke shkelur në këtë mënyrë haptazi marrëveshjen e Qershorit. Do të shkojnë të gjithë përpara drejtësisë.

Çdonjërit nga administrata iu kërkohet që të sjellin nga 10 vota, ne jemi aty për njerëzit dhe të na i thonë të gjitha shqetësimet e tyre. E gjithë opozita do të vërë në dispozicion të gjitha kapacitetet që ka, për të garantuar votat e qytetarëve. Në momentin që ne do kemi prova qoftë me zë, dhe qoftë me shkresa, do i drejtohemi menjëre SPAK-ut, pasi ju e dini që kjo është një nga kompetencat që i janë shtuar këtij institucioni.

Derimë tani dimë që jemi pjesë e opozitës, kemi një marrëveshje me zotin Basha dhe me zotin Idrizi, PDIU do të kandidojë në të gjitha qarqet e vendit, dhe këto vota duhet të jenë brenda opozitës”, tha Doda.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re