Vendimi i administratës Trump për t’u hequr palestinezëve ndihma me vlerë më shumë se 200 milion dollarë, kanë si qëllim presionin për të hequr dorë nga pretendimet në Jerusalem – sqaroi zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, Nabil Abu Rudeineh.

 “Ky hap është thjesht një vazhdim i presionit politik dhe financiar ndaj udhëheqjes palestineze”, shtoi zëdhënësi i Abbas-it.

Ai tha se amerikanët duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk do të ketë paqe pa Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit palestinez.

Administrata e Trump njoftoi se do të shfuqizojë ndihmën dypalëshe prej 200 milion dollarësh, të destinuara fillimisht për palestinezët, për t’i çuar ato në programe të tjera.

 “Këto fonde do të devijohen në projekte me prioritet më të lartë diku tjetër”, tha administrata e presidentit amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re