Analisti dhe studiuesi Ardian Muhaj ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me situatën aktuale të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë analizës së bërë Muhaj tha se perëndimi nuk po reagonte në mënyrën e duhur për të zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke e lidhur këtë çështje me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Muahaj u shpreh se i njëjti skenar mund të imitohej nga Serbia për rastin e Kosovës.
Analisti, Ardian Muhaj: Ne kemi një situatë ku vihen baste shumë. Por harrojmë dicka se kjo nuk ka rëndësi nëse ndodh si lsulm apo jo sepse sdio të jetë rezultati do jetë harrimi i etapës së parë të sulmit nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës që ishte pushtimi i Krimesë.
Deri më tani mendohet se Rusia e ka përforcuar pozitën e vetë. Tashmë askush nuk po e diskuton më Krimenë, kjo është fitorja në tavolinë e Rusisë. U harrua Krimea dhe kërkohet që të mos sulmohet pejsa tjetër.
Të njëjtën gjë e pati bërë Turqia në Qipro dhe për shumë më pak problem, ka pasur presion edhe më të madh. Ndërsa në këtë rast, Rusia po luan për shkak të forcimit të saj dhe si shkak i mosqenies në një zë nga ana e aleancës perëndimore.
Pyetje: Ka neglizhencë nga perëndimi?
Ardian Muhaj: Po në fakt dhe kjo është fatkeqësi. Shumica e shqiptarëve janë me të kërcënuarin në rrafshin njerëzor. Ndërsa në rastin kombëtar kemi një interes që duhet ta ndjekim sepse presioni që po ndodh tani është një model për Serbinë në Kosovë. Pra Serbia po imiton në mënyrë identike vëllain e Madh, Putinin dhe në këtë rast shërben si rast në të drejtën ndërkombëtare. Është shumë interesante sepse Putini vetë e ka theksuar se Krimeja dhe Kosova janë identike. Pra nëse perëndimi ka njohur pavarësinë e Kosovës atëherë duhet të njohin edhe atë të Krimesë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
