Prestige Home Center festoi 5 vjet suksesi në një mbrëmbje Gala me të ftuar nga bota e biznesit dhe medias.

“Kemi pesë vite që i dedikohemi tërësisht arredimit dhe brand-eve ndërkombëtare në këtë sector. Është festë e madhe për të gjithë. E veçantë është pjesa e zbritjeve deri në 60 %. I ftoj të gjithë të përfitojnë”, tha Oltjon Rukaj, Drejtor Marketingu në Prestige Home Center.

Një mbrëmje dedikuar tërësisht partnerëve që përfaqësojnë markat prestigjioze ndërkombëtare.

“Është privilegj të festojmë sëbashku 5 vite suksesi, përkushtimi dhe vetëbesimi ndaj qendrës. Për herë të parë në Shqipëri Prestige Home solli market e luksit. Prej pesë vitesh mijëra shtëpi dhe biznese janë arreduar nga Prestige Home, duke sjellë cilësinë e markave lider në treg.”, theksoi Gazmir Paja, CEO Prestige Home Center.

Prestige Home Center i dha një rëndësi të veçantë zgjerimit të qendrës në një projekt prej 30 000m2 duke e bërë kështu qendrën më të madhe të arredimit në rajon. Prestige Home Center i dha rëndësi uljeve të mëdha deri në -60% të cilat do të zgjasin deri me datë 5 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re