Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati ka kritikuar qeverinë për shembjen e “Prestige Resort” në mënyrë të paligjshme, duke e konsideruar “një akt ekstrem të shtetit”.

I ftuar në Panorama TV, ai theksoi se përdorimi i dinamitit ishte shumë i dhunshëm dhe sipas tij duhet të ishte gjetur një zgjidhje tjetër.

“Duhet të ishte gjetur një zgjidhje tjetër. “Prestige Resort” është biznes turistik, shteti nuk duhet të kishte arritur atë rast ekstrem, që unë nuk jam dakord. Por kështu ndodhi dhe shpresoj të jetë e para dhe e fundit, nuk më pëlqen fare, sidomos me dinamit është shumë i dhunshëm, tritoli s’më pëlqen”, tha Bushati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re