Juristi Redi Ramaj, i ftuar në studion e “Panorama TV” tha se VKM-ja për konfiskimin e pronave është favorizuese për personat e lidhur me pushtetin.

Sipas tij, ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendimin, pasi siç tha ai jemi para një VKM-je që është në shkelje të hapur me një sërë ligjesh dhe që shkel po ashtu të drejtën e pronës.

Ramaj solli rastin e “Prestige Resort”, duke thënë se u dërguan fadromat dhe u prish pa pritur vendimin e gjykatës kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese kishte kapacitet dhe mundësitë që të merrte një vendim përfundimtar. Jemi para një VKM që është në shkelje të hapur të një sërë ligjesh. Është në shkelje të hapur me kodin penal dhe e trajton pronën në shkelje të të drejtës së pronës.

Trajtohen ndryshe subjektet. Pra ndryshe trajtohen zërat kritike të qeverisë dhe ndryshe trajtohen persona apo biznese të lidhura me qeverinë.

Për të mbuluar problematikat e mëdhaja, pushteti ka nxjerrë një VKM që me anë të legalizimit të disa kateve pa leje të bëjë disa favorizime mbi subjekte të lidhura me pushtetin.

Kemi pasur mjaft rasti, siç është ai i “Prestige Resort”, ku pa pritur vendimin e gjykatës, pa i dhënë mundësinë biznesin për ta trajtuar ligjërisht çështjen, ka shkuar dhe i ka çuar fadromën dhe e ka prishur. Në momentin kur kemi pallate të nderuara pa asnjë dokument në mes të Tiranës duhet të blihen me çmimin e tregut apo  veprime të tilla që i referohen VKM-së”, tha Rama.

I pyetur nëse është favorizuese dhe pse duhet rrëzuar kjo VKM, ai u përgjigj: “Në këndvështrimin time kjo VKM është favorizuese. Duhet rrëzuar sepse bie në kundërshtim me të drejtën e pronës të përcaktuar nga kushtetuta”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re