Prestigjozia Theface.com, e cila gjithmonë ka promovuar turizmin në vendet më të pëlqyera të momentit, ka zgjedhur këtë herë Shqipërinë.

Përmes një artikulli, të ndarë dhe nga kryemistri Edi Rama, ajo e cilëson vendin tonë si “Maldivet brenda Europës’, të cilin e ka zbuluar për të gjithë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në artikull thuhet se ‘Alb-Mania’ e turistëve britanikë do të vazhdojë të përhapet, pais ofron plazhe fantastike dhe festivale verore, duke thyer kështu atë sterotipin e krijuar për vendin tonë.

Edhe nëse nuk keni qenë kohët e fundit në Shqipëri, me siguri i keni parë pamjet në internet. Për ne udhëtarët, Toka e Shqiponjës është përhapur kohët e fundit; janë bërë banja dielli në plazhet e saj me rërë, janë zhytur në ujërat e pacenuara dhe kanë kërcyer në festivalet e saj.

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në një kulm prej 3.3 milionë, me 120,000 prej këtyre vizitorëve ndërkombëtarë të ardhur nga Britania e Madhe; shumë, megjithatë, parashikojnë se kjo shifër së shpejti do të jetë në miliona”, shkruan ndër të tjera prestigjozia britanike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re