Një 49-vjeçar nga fshati Goraj në qytetin e Kuçovës është dëmtuar rëndë, duke punuar në tokën e tij. Festim Merko, mësohet se ka qenë duke punuar me frezë, por nga pakujdesia freza i është shkëputur nga dora dhe i ka prerë këmbën.

Pas ngjarjes, kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmën e spitalit të qytetit të Kuçovës për ra transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se, 49-vjeçari kishte humbur shumë gjak për shkak se prerjet në këmbë kanë qenë të thella.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, nën kujdesin e mjekëve por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, prej të cilëve konfirmohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re