Pavarësisht se është e ndaluar rreptësisht të dalë nga banesa, një paciente pozitive me Covid pa maskë pret radhën për të bërë kontrolle mjekësore në Dispancerinë e Sëmundjeve të Mushkërive.

Gruaja e revoltuar thotë se nuk është faji i saj që mund të rrezikojë të infektojë edhe të tjerët, pasi mjekët e kanë sjellë në spital për të bërë kontroll për mushkrit.

Në videon dëgjohet teksa të pranishmit në korridoret e spitalit i thonë që të vendosë maskën, ndërsa ajo refuzon në mënyrë kategorike duke u bërë në këtë mënyrë rrezik për të përhapur infeksionin, por e indinjuar që detyrohet të bëjë kontrolle në një vend më të tjeret të painfektuar.

“Nuk e mbaj fare maskën deri sa më sjell mjeku këtu, për çfarë ta mbaj maskën? Tamponin kam 10 ditë që e kam bërë dhe kam dalë pozitive.
E dini që është e ndaluar?
Mjeku më ka sjellë këtu, doktoresha për të kontrolluar mushkëritë. Mos mu anko mua fare, shko thuaji doktorëve. Fajin e kanë doktorët që sjellin mua të sëmurë me Covid për të ndejtur në radhë me ju. Ata më sjellin këtu në radhë, ata mjekët e kanë fajin që më sjellin këtu për të bërë skopi. Unë kam edhe burrin që mezi qëndron në këmbë dhe më kanë thënë për ta sjellë
këtu”, tha pacientja”, tha pacientja e revoltuar.

Ditën e sotme “Fax News” raportoi problematikën dhe radhët e gjata të pacientëve që presin me orë të tëra për të marrë trajtim spitalor në Dispancerinë e Sëmundjeve të Mushkërive “Hektor Çoçoli” që ndodhet në Unazën e Tiranës.

Kryesisht janë moshat e mëdha që presin në dyert e zyrave të mjekëve, ndërsa mbajnë në duar numrin që iu ka përcaktuar radha për vizitë. Pavarësisht se janë mosha e madhe, me orë të tëra qëndrojnë në korridore ndërsa fluksi i madh thyen rregullat e pandemisë. (Lexo Këtu)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re