Pasi kudo u sha lajmi se ai u vra në Kiev, gazetari anti-Putin, Babchenko u shfaq i gjallë dhe mirë në një konferencë shtypi të transmetuar në televizionin ukrainas.

Autoritetet e Kievit thonë se me anë të këtij truku të pazakontë, ku tjetrin e çuan dhe më pas e nxorrën nga vari, është arritur të zbulohet një  listë me 47 njerëzve që Rusia kishte planifikuar t’i vriste, të ndodhur jashtë vendit.

Kryeprokuroi ukranias, Yuriy Lutsenko tha se vrasja rreme ishte e nevojshme për të mbrojtur Babchenkon, por dhe të tjerët që ishin në shënjestër nga Rusia.

Emrat e tyre që ishin në listë për t’u vrarë nuk janë zbuluar, porse mendohet se janë gazetarë të shquar rusë dhe ukrainas.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re