Nënkomisionerja Lealba Pelinku ka folur sot për pretendimet e ngritura nga palët politike për parregullsi të sistemit elektronik, ndër to edhe akuzat për tjetërsim të votës në favor të kandidatëve të tjerë.

Ajo u shpreh në një intervistë për Panorama TV se pretendime të tilla janë të pabazuara dhe theksoi se KQZ do të kryejë auditim transparent.

“Kodi parashikon ndërprerjen e votimit deri në 5m orë  në qendrën e votimit. Nuk i kam dëgjuar këto pretendime të subjekteve politike por pretendime të tilla janë të pabazuara.

KQZ do të kryejë me transparencën më të plotë auditimin e kësaj problematike. Subjektet politike janë në të drejtën e tyre që çdo lloj pretendimi ta ngrenë. Në dijeninë time pajisja është e sigurt por palët kanë të drejtën të ngrenë pretendimet e tyre”, deklaroi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re